Kategoria Superiore - Java 11
Ndoni 15' (aut)
TIRANA:
Nallbani, Lila, Abraham, Kcira, Osmani, Pezo, Devolli, Agolli, Muzaka (Dabulla 89'), Muka (Lilaj 47'), Memelli (Xhafaj 80') Trajner: Blazhe Slishkovic
LUSHNJA:
Bejte, P.Arbri, Ndoni, E.Cela, Hasalla, G.Arbri (Sisoko 60'), Topi, G.Cela, Bokotola, Sekseri (Elezi 76'), Bubeqi Trajner: Vasil Bici
GJYQTARE: S.Cekaj (Lac), A.Molla (Lac) - E.Pjetrushi (Lezhe)
KARTONE te VERDHE: Lila, Kcira, Lilaj / P.Arbri, G.Cela, E.Cela, Hasalla
KARTONE te KUQ: Kcira
Stadiumi: "Selman Stermasi", Tirane
Blazhe Slishkoviç, trajner i Tiranës: “Kemi vuajtur deri në fund për të arritur të rezultati 1-0. Kur luan gjatë 70 minutave më një lojtar më pak, është normale që të vuash, por duhet theksuar se kemi pasur disa raste të tjera për ta dyfishuar rezultatin, por nuk dimë ta shtyjmë topin në rrjetë, problem i konstatuar në vazhdimësi. Lushnja ka luajtur shumë mirë, e motivuar për ta barazuar rezultatin, çka ka bërë që ne të vuanim deri në fund.”
Vasil Bici, trajner i Lushnjës: “Në këtë takim Lushnjës i mungoi vetëm goli. Ne luajtëm shumë mirë, krijuam rastet tona, por nuk arritëm të shkonim te goli. Luajtëm si të barabartë me Tiranën dhe për nga mënyra se si u luajt loja, duhej të merrnim tri pikë. Jam optimist, sepse kemi luajtur shumë më mirë se një javë më parë, por duhet të theksuar se kemi shumë për të bërë.”

Kategoria Superiore - Java 10
G.Cela 92'(p) / Beqiri 11', Bashic 27', Dhembi 31', Lici 49'(p)
LUSHNJA:
Spaho (Bejte 37'), Xhafa, Hasalla, E.Cela, P.Arbri, Korreshi (Elezi 57'), Sekseri, G.Cela, Bokotola, G.Arbri (Canka 39'), Bubeqi Trajner: Vasil Bici
VLLAZNIA:
Grima, Lici, Osja, Bashic, Beqiri, Belisha (Rraboshta 78'), Sinani (Hoti 46'), Boadu, Nallbani (Bala 82), Dhembi, Doci Trajner: Agim Canaj
GJYQTARE: A.Taullau (Tirane), A.Prengja - D.Agaraj (Tirane)
KARTONE te VERDHE: Xhafa / Lici, Belisha, Dhembi
KARTONE te KUQ: Doci
Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE
Vasil Bici, trajner i Lushnjës: “Ishte një turp i madh. Kam shumë karrierë sportive si trajner dhe nuk më ka ndodhur që skuadra ime të shkërrmoqet si Lushnja sot. Futbollistët duhet të mbajnë përgjegjësi maksimalisht mbi vlerat që treguan në fushë. Nëse janë vlerat reale të futbolllit të Lushnjës, këto duhen parë teknikisht, por mendoj se ka 2 tablo, duke e krahasuar me ndeshjen e Teutës. Ishte tjetër Lushnjë sot dhe tjetër me Teutën. Dua të them se ndoshta dhe një e keqe po e bren nga brenda ekipin e Lushnjës. Për rezultate të tjera, duhet të marrim lojtarët e rinj. Dhe mund të operoj që javën tjetër ndaj futbollistëve që nuk kanë përgjegjësi për përfaqësimin e fanellës së një qyteti që e do futbollin. Unë them që nuk duhet parë në aspekt teknik kjo ndeshje, pasi Vllaznia do të ishte e kënaqur edhe me fitoren 1 0, pa mohuar vlerat e saj, që dua ta përgëzoj. Duhet parë në plane të tjera kjo humbje, pasi kam dyshimet e mia.”
Të veçanta:
- Presidentët Ergi Duçellari dhe Valter Fushaj kanë qenë në tribunën VIP së bashku me kryetarin e Bashkisë Lushnjë, Sanxhaku.
- Të pranishëm ishin në këtë takim dhe presidenti i Elbasanit, Arben Laze dhe trajneri Mirel Josa.
- Eshtë rishfaqur sulmuesi Sisoko i Lushnjes pas një mungese dymujore, por nuk ishte i gatshëm për këtë ndeshje.
Kategoria Superiore - Java 9
Bubeqi 8' / Hysa 58'
LUSHNJA:
Spaho (Bejte 48'), Xhafa, Hasalla, E.Cela, P.Arbri (Dhima 36'), Sekseri, Bokotola, Korreshi, G.Cela, G.Arbri (Elezi 66'), Bubeqi Trajner: Vasil Bici
TEUTA:
Vashaku, Ndreka, Dushku, Jakupi, Imeraj (Ahmeti 17'), Gjondeda (Qorri 80'), Mucollari, Dosti, Vila, Hysa, Mile (Dyrmishi 62') Trajner: Sulejman Starova
GJYQTARE: K.Meta (Tirane), D.Rexha (Tirane) - E.Bicaku (Tirane)
KARTONE te VERDHE: G.Cela, Xhafa / Jakupi, Ahmeti
Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE
Vasil Bici, trajner i Lushnjës: “Bëmë një lojë të pëlqyeshme. Skuadra bëri një lojë më voluminoze sesa kundërshtari dhe ishte e karikuar, sidomos në pjesën e parë, ku dhe dyfishuam rezultatin dhe mund edhe të kishim trefishuar rezultatin, duke e mbyllur lojën që në pjesën e parë. Vendimi i anësorit e la të hapur lojën. Duhet thënë se ishim më pranë fitores dhe meritonim më shumë. Nuk jam i mërzitur për barazimin. Edhe po të humbisnim, do t’i kërkoja skuadrës të luante si në pjesën e parë, sepse rezultatet do të vijnë. Futbolli kështu është, edhe ndëshkohesh, por duhet të ketë edhe pak drejtësi në gjykim.”
Sulejman Starova, trajner i Teutës: “Me thënë të drejtën, nuk jam i kënaqur nga skuadra në pjesën e parë. I porosita në pushim të ndeshjes të luanin me shpirt sakrifice si Lushnja me grintë. Kështu ndodhi, pasi rrezikonim të humbisnim. Lushnja luajti shumë herë më mirë se ne, me shpirt. Luajtëm dobët në mbrojtje, aty ku ka qenë dhe pika jonë më e fortë. Reaguam në pjesën e dytë, por kjo nuk na mjaftoi të fitonim lojën.”
Të veçanta:
- Ramadan Baballëku ka qenë përkrah Bicit në stolin lushnjar. Edhe për të ishte debutim në pozicionin e ndihmëstrajnerit të Lushnjës. - Ndeshjen Lushnja-Teuta e kanë ndjekur edhe disa futbollistë të ekipit të Shkumbinit, me në krye trajnerin Gugash Magani.
- Fatjon Sefa ka qenë për të ndjekur ekipin e qytetit të tij në tribunën e stadiumit.
- Ibrahim Bejte, portieri i ri lushnjar, ka luajtur ndeshjen e parë në superligë.
Kategoria Superiore - Java 8
Hyshmeri 43', Kacollja 84'
ELBASANI:
Osmani, Mehmetaj, Kacollja, Vrapi, Bakalli, Merxha (Gava 90'), Thana, Ahmataj, Hyshmeri (Kaculi 90'), Abazaj, F.Xhafa (Bejzade 74') Trajner: Mirel Josa
LUSHNJA:
Spaho, E.Xhafa, Hasalla, Ndoni, E.Cela, Bokotola, Sekseri (Elezi 61'), G.Arbri, G.Cela (Korreshi 52'), Bubeqi, K.Arbri (Canka 61') Trajner: Sajmir Malko
GJYQTARE: S. Jareci (Tirane), A. Mali (Patos) - A. Lamce (Patos)
KAROTNE te VERDHE: G.Cela
Stadiumi: "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan

Malko “kryqëzohet” për humbjen, gati zëvendësimi
Trajneri Sajmir Malko me shumë mundësi nuk do të jetë më trajner i Lushnjës. Kjo bëhet e ditur nga zëra pranë kryetarit të bashkisë, por edhe nga të afërm të Malkos, që shprehen se ai ka dhënë dorëheqjen. Dhe menjëherë kanë filluar emrat e parë të lakohen për zëvendësimin e tij. Kështu, Vasil Bici dhe Sulejman Demollari janë dy kandidatët e parë për stolin lushnjar, por ende të pakonfirmuar. Më saktë do të mësohen ditën e hënë, kur Sanxhaku ka deklaruar se do të ketë një analizë.
Kategoria Superiore - Java 7
Leci 83'
LUSHNJA:
Spaho, Dhima, Xhafa, E.Cela, P.Arbri, Hasalla (Elezi 86'), Sekseri, Bokotola (G.Arbri 66'), G.Cela, Bubeqi, K.Arbri Trajner: Sajmir Malko
BESA:
Zendeli, Ishka, Hoxha, Leci, Mancaku, Sakaj, Progni, Kuli (Cikalleshi 80'), Xhafa, Haliti (Veliaj 67'), Abialiaj (Tetova 46') Trajner: Ilir Daja
GJYQTARE: E. Dobi (Durres), F. Elezi (Durres) - D. Agaraj (Tirane)
KARTONE te VERDHE: P.Arbri / Kuli, Leci, Progni
Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE
Sherr mes tifozeve ne fund te ndeshjes
Goli i kavajasve ne fund te pjeses se dyte ka sjelle acarimin e tifozeve vendas, ne ndeshjen Lushnja - Besa. Tifozet lushnjare kane gjetur nje menyre te vecante per te shprehur zhgenjimin e humbjes me Besen, duke krijuar nje konflikt te panevojshem me tifozet kundershtare, te pranishem ne shkallet e stadiumit. Ne kete moment eshte dashur nderhyrja e policise per te vene qetesi. Konflikti kaloi ne konfrontime mes tifozeve, ndaj eshte zgjidhur me nderhyrjen e policise, qe ka shtuar radhet dhe ka shoqeruar disa persona ne Komisariatin e Lushnjes . Pas disa minutave, gjendja ne stadium eshte qetesuar. Pas ndeshjes tifozet vendas kane kontestuar ekipin e tyre.
Kategoria Superiore - Java 6
Turdiu 17'(pen) / Bubeqi 44', G.Cela 75'(pen)
SHKUMBINI:
Llani, Pashja, Shameti, Gallo, Grami, Turdiu, Byzhyti (Gerxho 73'), Shenaj, Delijovski (Dervishi 30'), Nora, Rizvanolli Trajner: Gugash Magani
LUSHNJA:
Spaho, E.Cela, Xhafa, Hasalla, P.Arbri (Dhima 66'), G.Cela, G.Arbri (Topi 70'), Korreshi (Sekseri 32'), Bokotola, Bubeqi, K.Arbri Trajner: Sajmir Malko
KARTONE te VERDHE: Pashja, Nora / Spaho, E.Cela, K.Arbri
KARTONE te KUQ: Turdiu
GJYQTARE: B. Pashaj (Tirane), S. Lamcja (Tirane) - D. Agarai (Tirane)
Stadiumi: Fusha Sportive, Peqin
Golat:
17' Shenaj hyn ne zone ne momentin qe do godiste nderhyn E.Cela ne menyre te parregullt dhe kryesori akordon 11-metersh. Turdiu perballe Spahos nuk gabon dhe 1-0.
44' G.Arbri provon te gjuaje nga larg topi bie mbi shpinen e Bubeqit, i cili u mendua per pozicion jashte loje. Sulmuesi i gjendur vetem me Llanin godet dhe 1-1.
75' Bubeqi, brenda zones ne te majte, driblon Pashjen, i cili nderhyn dhe gjyqtari akordon 11-metersh. E merr persiper G.Cela dhe 1-2.

Kategoria Superiore - Java 5
Bokotola 75' / Jusufi 8', Plaku 85'
LUSHNJA:
Spaho, Hasalla, Dhima, Ndoni (Canka 85'), P.Arbri, Bakiasi (Bokotola 46'), Cela, Sekseri, Korreshi, Bubeqi, K.Arbri (Xhafa 77') Trajner: Sajmir Malko
DINAMO:
Kotorri, Sina, Nikolic (Brahja 48'), Pisha, Ferraj (Capja 55'), Jusufi (Halilovic 64'), Poci, Allmuca, Granic, Petricevic, Plaku Trajner: Zllatko Dalic
GJYQTARE: E. Peza (Tirane), G. Maloku (Tirane) - A. Lamce (Patos)
KARTONE te VERDHE: Bubeqi / Granic, Nikolic, Plaku
Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE
Sajmir Malko, trajner i Lushnjes: Mbrojtesit luajne si 'kavaliere'
"Dua te them se ekipi luajti nje pjese te pare te dobet, dhe nje reagim mjaft i mire ne pjesen e dyte. Jam i pakenaqur se futbollistet e mbrojtjes luajne si 'kavaliere' dhe ne pesojme shume kollaj gola. Do te ndalemi te shohim gabimet per t'i permiresuar, pasi kampionati eshte i gjate. Lushnja po prodhon loje dhe mendoj se edhe rezultatet nuk do vonojne."
Zllatko Dalic, trajner i Dinamos: Nje ndeshje e veshtire
"Kemi shenuar shume shpejt dhe kemi rujtur avantazhin. Kjo edhe gjate pjeses se dyte kur kundershtari pati mjaft raste dhe paer kete dua t'i pergezoj per lojen e bukur lushnjaret. Gjithsesi, mund te them se edhe fati ishte me ne dhe jo me Lushnjen. Futbolli i ka dhe keto raste."
Te Vecantat e Sfides:
- Ne tribunen VIP te stadiumit "Roza Haxhiu" ishin prezent te dy presidentet, Sanxhaku dhe Sulaj. Nderkohe qe i pranishem ishte dhe presidenti i FSHF-se, Armand Duka. Ne pjesen e dyte te takimit, presidenti Sanxhaku nuk ishte me ne tribunen VIP, por ne stolin lushnjar.
- Sekretari i klubit te futbollit te Peqinit, Astrit Isai, ishte ne takim se bashku me nje grup futbollistesh te Shkumbinit me ne krye lushnjarin Byzhyti dhe Pashjen, qe ndoqen nga afer takimin e kundershtarit te radhes, Lushnjes.
Kategoria Superiore - Java 4
BYLIS - KF LUSHNJA 1-0 
Bakiu 56'
BYLIS:
Egbo, Kapaj, Driza, A.Muca, Neves (Kule 50'), Hodo, E.Dalipi, Kuci (Ujkani 72'), Bakiu, Chabore (Besha 67'), K.Dalipi Trajner: Dashnor Dume
LUSHNJA:
Spaho, Hasalla, Dhima, Ndoni (K.Arbri 83'), P.Arbri, G.Cela, Bokotola (Bubeqi 46'), G.Arbri, Sekseri, E.Cela (Bakiasi 46'), Sisoko Trajner: Sajmir Malko
Kartone te Verdhe: Kuci, Ujkani / E.Cela, G.Arbri (2)
Kartone te Kuq: Kapaj / Sisoko, G.Arbri
Gjyqtare: K. Meta (Tirane), E. Doda (Tirane) - A. Pregja (Tirane)
Stadiumi: "Adush Muca", Ballsh
Kategoria Superiore - Java 3
KF LUSHNJA - FLAMURTARI 2-1 
Sisoko 11', Sekseri 79' / Shehaj 82'
LUSHNJA:
Spaho, Hasalla, Bufasi (Dhima 30'), Ndoni, P.Arbri, E.Cela, G.Arbri, Sekseri, G.Cela, Sisoko (Bokotola 58'), Bubeqi (K.Arbri 85') Trajner: Sajmir Malko
FLAMURTARI:
Mocka, Beqiri (Galica 56'), Panic, Kon, Arifaj (Malaj 86'), Caushaj, Zeqiri, Kuqi, Pema, Brajkovic (Veliu 73'), Shehaj Trajner: Slavko Kovacic
GJYQTARE: T. Latifi (Gjirokaster), A. Mali (Patos) - A. Lamce (Patos)
KARTONE te VERDHE: E. Cela / Shehaj, Arifaj
Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE
Golat:
11' Aksion model i Lushnjes qe nis me veprimet e bukura te Gentian Celes nga e djathta. Asist per Bubeqin ne zone, qe menjehere leshon paralelisht per Sisokon. Me nje mbrojtje te care dhe Mocken te ngrire, senegalezi shtyn topin ne rrjete.
79' Bokotola shfrytezon hapesiren nga e djathta. Inkurson metra te tera bashke me topin deri ne vijen fundore. Pasi ngre koken 'peshkon' ne qender Sekserin. Mesfushori i Lushnjes ka shenjestruar ne te djathte te Mockes nga fare afer duke dyfishuar.
82' Pas nje aksioni te furishem te Flamurtarit ne epersi numerike (Sekseri dhe G.Arbri ishin jashte fushe duke u mjekuar per carje ne koke), Shehaj ka dale i vetem me Spahon. Goditje rrafsh me token ne te djathte te portierit lushnjar, qe shoqeron topin me sy per ne rrjete.
Sisoko, sulmuesi i Lushnjes: Fitorja, dedikim tifozerise
"Kjo ndeshje tregoi qarte se ne kemi mundesi qe te japim me shume ne fushen e lojes e te arrijme rezultate edhe me te mira e ta cojme Lushnjen ne vendet qe e meriton ne Superiore. Kemi zhvilluar nje ndeshje shume here me te mire se ajo e para dhe them qe fitoren e merituam plotesisht. Kjo fitore i perket tifozerise se qytetit tone, e cila me duhet ta them qe eshte me e vecanta nga te gjitha ekipet qe une jam aktivizuar edhe i them qe do te vazhdojme te ecim me kete ritem edhe ne ndeshjet qe do te vijojne."
Kategoria Superiore - Java 2
APOLONIA - KF LUSHNJA 2 - 0 
Asllani 13', Dhrami 68'
APOLONIA:
Dine, Spaho, Shoshi, Bedini, Sreckovic, Haxhibulic, Meto, Da Silva (Skenderaj 29'), Mirceta, Berkic (Dhrami 63'), Asllani (Guri 56') Trajner: Gerti Haxhiu
LUSHNJA:
Spaho, Dhima (Topi 46'), Xhafa, Ndoni, E.Cela, G.Cela (P.Arbri 46'), G.Arbri, Sekseri, Korreshi, Bokotola (Bubeqi 53'), Sisoko Trajner: Sajmir Malko
KARTONE te VERDHE: Bedini, Shoshi, Berkic / G.Arbri, P.Arbri, Sisoko
GJYQTARE: E. Dobi (Durres), E. Miho (Durres) - F. Elezi (Durres)
STADIUMI: "Loni Papuciu", Fier

Kategoria Superiore - Java 1
Karapici 63'
LUSHNJA:
Spaho, Xhafa, Dhima (Elezi 70'), E.Cela, Ndoni, Hasalla, G.Cela, Sekseri (Dervishi 59'), G.Arbri, P.Arbri, Bubeqi (Bespalla 58') Trajner: Sajmir Malko
PARTIZANI:
Shehi, Tafaj (Mallota 80'), Pinari, Shala, Hallaci, Capo, Karapici, Babamusta, Gjyla (Kalari 60'), Karabeci (Perlleshi 55'), Ngjela Trajner: Hasan Lika
KARTONE te VERDHE: E. Cela / Shala, Gjyla
GJYQTARE: L. Jemini (Tirane), F. Elezi - D. Salaj
Shikues: 5000
Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE
Sajmir Malko, trajneri i Lushnjes: Nuk e meritonim humbjen
"Nuk e meritonim humbjen, pasi kemi zhvilluar nje ndeshje shume te mire sidomos ne pjesen e pare. Kam dyshim per rastin e P. Arbrit per nje penallti, megjithate duhet ta shoh edhe nje here. Jam i kenaqur me dy repartet ate te mbrojtjes dhe te mesfushes, por jo me ate te sulmit, qe nuk ishte ne nje dite te mire. I kishim te gjitha mundesite per nje fitore, por ja qe nuk e arritem. Rezultati nuk ju pergjigj aspak lojes qe zhvilluam."
Hasan Lika, trajneri i Partizanit: Me kenaq vetem fitorja dhe kaq
"Me kane gezuar vetem tri piket e marra, qe jane mjaft te rendesishme, duke pare momentin qe ne po kalojme. Nderkohe qe nuk me ka kenaqur loja e ekipit, sidomos ne pjesen e pare. Ne te dyten ishim disi me mire, por mendoj se ekipi ka nevoj urgjente per perforcime."
Te Vecantat e Sfides:
- Topin e pare te takimit e shkelmoi ish-futbollisti lushnjar, Perparim Veliu, se bashku me Gabriel Banon, djalin 7-vjecar te Artan Banos, i cili ishte i pranishem ne tribunen e stadiumit.
- Fjalen e rastit e mbajti kryebashkiaku i Lushnjes, Albert Sanxhaku, njekohesisht edhe presidenti i klubit, i cili uroj ekipet per nje loje "fair play", si dhe suksese gjate ketij sezoni ne superiore.
- Ne tribunen VIP te stadiumit "Roza Haxhiu" ishin te pranishem futbollisti i Partizanit, Elis Bakaj, qe ishte i demtuar, por dhe lushnjari Xhuljano Rrudho, i cili pritet te bashkohet me ekipin e kuq.
- Nje portret i madh i futbollistit Roza Haxhiu valevitej ne muret e tribunes qendrore te stadiumit, nderkohe qe pjesa e brendeshme te ngjante me nje ekspozite fotografish. Ne faqet e mureve ishin varur fotografi te ekipeve te Traktorit te dikurshem e te futbollisteve me emer si Kristaq Gogoni, Pirro Gjeci, Mim Xhoxhi, Artan Bano, Sami Shefa e shume te tjere, te cilet habiten stafin e Partizanit e sollen kureshtjen e tyre per ti pare te gjitha.
BESA - LUSHNJA 1 - 1
Mancaku (p) / G. Cela (p)
STADIUMI "BESA", KAVAJE
FORMACIONI: Spaho (Bejte 46'), E.Cela (E.Korreshi 46'), Xhafa (H.Korreshi 85'), Bufasi (Sulo 74'), Ndoni, Hasalla (Bakiasi 51'), G.Arbri (G.Dervishi 68'), Sekseri (Topi 60'), G.Cela (E.Dervishi 75'), P.Arbri (Canka 75'), Bubeqi (Bespalla 70')
BLERJE - Emiljano Cela (Laci) - mbrojtes
Isidor Sekseri (Skrapari) - mesfushor
Laert Ndoni (Shkumbini) - mbrojtes
Justin Bespalla (Erzeni) - sulmues
Xhibril Sisoko (Bylis) - sulmues
Ricard Bokotola (Elbasani) - mesfushor
Klodian Arbri ( i lire ) - sulmues
SHITJE - Rajmond Shala (Partizani) - mbrojtes
Fation Sefa (Dinamo) - sulmues
Ledion Taullau (Dajti) - mesfushor
Saimir Xhagalliu (Laci) - mefushor